• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAMIKAZJA E LSI-s”/ Ish- kandidatja për deputete: Jam dakord “Borchardt turp të kesh”, por parrullën…
Home
Politikë

“KAMIKAZJA E LSI-s”/ Ish- kandidatja për deputete: Jam dakord “Borchardt turp të kesh”, por parrullën…

16 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ana Azizaj, ish-kandidatja për deputete e LSI-së ka mohuar që të ketë shkruar ajo parrullën në shtëpinë e ambasadorit të OSBE Bernrd Borchardt, ndonëse pohon se është dakord me atë mbishkrim.

“Turp të kesh!” – Kjo fjali kaq e shkurtër bëri të ndahej Shqipëria në dy opionione kundër ndërkombëtarëve dhe pro ndërkombëtarëve, kundër qeverisë dhe pro qeverisë. Pavarësisht se parulla nuk është shkruar nga unë, unë e them me plot gojën: Turp të kesh”, shkruan Azizaj.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Azizaj ka dhënë disa arsye se përse sipas saj nuk mund të jetohet në Shqipëri, arsye të mjaftueshme për të protestuar kundër kësaj qeverisë.

“Në Shqipëri, mendoj se nuk është momenti të ndahemi në gjysmë; jemi në situatën ku askush nuk do të jetojë më në Shqipëri, jemi në gjendjen ku askush nuk do të shkollohet në Shqipëri, jemi në situatën ku askush nuk beson më në sistemin tonë të drejtësisë, jemi në situatën ku askush s’është më i sigurtë, jemi në situatën ku askush s’e di ç’prodhime ushqimore konsumon më, jemi në situatën ku vazhdojnë të duan të na copëtojnë kufijtë, jemi në situatën ku rinia nuk punësohet, jemi në situatën ku profesioni i mjekut është rrënuar, jemi në situatën ku artin mundohen ta zhdukin, jemi në situatën ku duhet të jemi një.

Nuk ka rëndësi qeveria, nuk ka rëndësi flamuri partiak, nuk ka rëndësi mendimi i atyre, që komentojnë anglisht për situatën në Shqipëri. E vërteta është se Shqipëria nuk është mirë. Nuk ka rëndësi reforma, që ndërmerret kur vazhdon i shërben Rilindjes; nuk ka rëndësi “vetting”-u kur i shërben Rilindjes; nuk kanë më rëndësi fotot dhe videot 3D për të menduar që Shqipëria është mirë, nuk kanë më rëndësi batutat e Kryeministrit”, shkruan ish-kandidatja për deputete.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojë të protestojë, duke argumentuar se nuk mund të heshtë dhe të shohë se si vendi i saj, po degradohet dita ditës.

“Rëndësia në këtë moment është Shqipëria. Çdo qeveri duhet t’i trembet popullit të saj. Ndaj, unë zgjedh të mos hesht; unë zgjedh të protestoj. Shqipëria është e shqiptarëve, ndaj po vazhdoj e po them: Turp të keni për situatën që jemi”, përfundoi Azizaj.

Ana Azizaj u shoqërua ditën e djeshme në komisariat dhe pasi u mor në pyetje për disa orë u la e lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAN PREMTIMIN/ Tifozja zhvishet pas suksesit të Lazios në Kupën e Italisë (FOTO)
Previous article DONTE TË MARTOHEJ ME TË DASHURIN/ Gruaja vret burrin me viagra dhe pilula gjumi

F.autor

Postime të ngjashme

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT