• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KA NISUR PROVAT/ Regjisori me famë botërore Ivica Buljan, në Tiranë për “Jul Qezarin”
Home
Kulturë

KA NISUR PROVAT/ Regjisori me famë botërore Ivica Buljan, në Tiranë për “Jul Qezarin”

16 May, 2019 k.autor Kulturë

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka postuar fotot e para të provave, ku mësojmë se regjisori i njohur kroat Ivica Buljan ka mbërritur këto ditë në Tiranë për të ngjitur në skenën e Teatrit Eksperimental “Jul Cezarin”. Vepra do të interpretohet nga aktorët shqiptarë. Në tavolinën e punës, përballë regjisorit kroat, duken aktorët Alfred Trebicka, Amos Zaharia, e të tjerë.

Drejtori i TKE-së “Spahivogli”, Kiço Londo pohon  se “shfaqja do të ngjitet në skenë nga mesi i korrikut”. Ndërkohë Londo pohon se Ivica Buljan do të rikthehet sërish të hënën në Tiranë për të vijuar provat.

Prania e regjisorit të njohur në skenat botërore, duket se premton një produksion të madh këtë herë. Londo e quan një nga shfaqjet më të rëndësishme të kalendarit të institucionit.

I konsideruar si një nga 10 regjisorët më të mirë në botë, shpallur nga “New York Times”, Buljan ka nisur prej një jave provat për produksionin e madh në teatrin shqiptar.

Tragjedia e Jul Qezarit është një tragjedi historike nga Uilliam Shekspir, e cila besohet është shkruar në vitin 1599.

Në këndvështrim të sfondit historik, pjesa reflekton ankthin e përgjithshëm të Anglisë elizabetiane mbi vazhdimësinë e lidershipit.

Në kohën kur u krijua dhe u vu në skenë për herë të parë, Mbretëresha Elizabet, një sovrane e fortë, ishte e moshuar dhe refuzonte të emëronte një pasues, duke u hapur udhë shqetësimeve, se pas vdekjes së saj mund të shpërthente një luftë civile, e ngjashme me atë të Romës.

Jul Qesar është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra.

Edhe pse vepra titullohet Jul Qezar, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

Kush është Ivica Buljan

Regjisori Ivica Buljan ka studiuar shkenca politike në Zagreb dhe fillimisht ka punuar si shkrimtar dhe kritik i rregullt i teatrit për “Slobodna Dalmacija”, një gazetë e përditshme e botuar në Split, Kroaci. Buljan me shkrimet e tij profesionale ka bashkëpunuar edhe me revistat teatrore ndërkombëtare “Primer Acto” (Madrid), “Ubu” (Paris, Londër), “Mask” (Ljubljana). Fillimisht nisi të punoj me skenën tetarore si drejtues teatri dhe i disa festivaleve ndërkombëtare tetarore.

Shfaqjet e tij kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit.

Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian. Buljan është gjithashtu bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të ETJ në Bruksel, Instituti i Teatrit Mesdhetar në Madrid dhe ITI-UNESCO në Paris. Së bashku me Dubravko Vrgoč, Buljan themeloi Festivalin e Teatrit Botëror në Zagreb në vitin 2003 dhe ishte drejtor artistik i saj.

I vlerësuar për mjeshtërinë e tij dhe sukseset skenike Buljan ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel dhe Moskë dhe si lektor ligjërues në La MaMa në Nju Jork. Gjithashtu ai është profesor në Akademinë Kombëtare të Teatrit në Saint-Étienne, Francë.

Si dramaturg, ka punuar në Kroaci, Francë dhe Slloveni dhe ka bashkëpunuar në më shumë se njëzet projekte ndërkombëtare me drejtorë të tillë si Vito Taufer, Matjaž Pograjc, Christian Colin, Pierre Diependaele, Jean-Michel Bruyere, Krizstof Ëarlikoëski, Eduard Miller, Robert Waltl.

II Ekspozita në COD

Shqipëria 90 vjet më parë në objektivin e Pietro dhe Larissa Quaroni-t

Një arkiv i rrallë, i ruajtur në Itali nga familja e njohur Quaroni, do të ekspozohet nga data 17 maj deri më 29 qershor, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me ambasadën italiane dhe Institutin Italian të Kulturës. Fotot i përkasin koleksionit tw arkivit personal fotografik të Pietro dhe Larissa Quaroni-t.

Fotografitë janë bërë nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në ambasadën e Italisë në Shqipëri në periudhën 1928– 1931 dhe pjesa më e madhe e tyre ekspozohet për herë të parë për publikun. Në ekspozitë do të shfaqen përreth 85 fotografi të përmasave të ndryshme, të shoqëruara nga dy dokumentarë të së njëjtës periudhë dhe për herë të parë jepet mundësia të shihet në tërësinë e tij arkivi i pasur (mbi 750 fotografi) i dixhitalizuar për këtë rast. Bwhet fjalw pwr pamje befasuese dhe autentike, për figurat politike dhe personazhet që kanë dominuar skenën shqiptare përgjatë viteve ’20 dhe ’30. Ekspozita është pa dyshim një mënyrë për të nderuar kujtimin e gjyshërve të saj, por në mënyrë të veçantë ka për qëllim të vërë në dispozicion të studiuesve shqiptarë dhe italianë një pasuri me vlerë historike. Pietro Quaroni i hyri rrugës së diplomacisë në vitet ’20. Ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja, çfarë edhe i shërbeu edhe gjatë karrierës së tij si diplomat. Sipas Enciklopedisë Italiane, përveç gjuhëve “perëndimore” njihte edhe gjuhën ruse, serbo-kroate e shqipe. Ishte një diplomat me integritet dhe jo gjithnjë ishte në një mendje me vendimet e Musolinit. Kjo i kishte hapur probleme në karrierën e tij. Për qëndrimet e tij, në 1936 do ta transferonin në Kabul, ku do të qëndronte thuajse i izoluar deri në vitin 1944, kur me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ish-Bashkimin Sovjetik, do të transferohet në Moskë si ambasador i Italisë. Më pas do të shërbente si ambasador në Paris nga viti 1947-1958, duke dhënë kontributin e tij në përmirësimin e raporteve mes dy vendeve. Vlerësohet si një narrator i gjallë. Ka shkruar tekste diplomatike, si dhe dy vëllime me kujtime nga shërbimet e tij në vende të ndryshme të botës. Mes tyre është edhe Shqipëria, por edhe më i veçantë ky koleksion fotografik, që na rikthen pas në kohë, në një tjetër atmosferë dhe në vende që nuk ekzistojnë më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET BOTA/ Vdes 16-vjeçarja, ndjekësit në Instagram e nxitën për vetëvrasje
Previous article SEANCA PLENARE/ Futen sot Kuvend 10 deputetët e rinj, 6 "TRADHTARËT" e LSI e PD (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT