• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PORTIN E ROTERDAMIT/ Aty ku shqiptarët kapërcejnë kufirin për në Britani
Home
Sociale

NË PORTIN E ROTERDAMIT/ Aty ku shqiptarët kapërcejnë kufirin për në Britani

15 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Top Story udhëtoi në Huk Van Holand, qytezën e vogël bregdetare rreth 25 kilometra në perëndim të Roterdamit, pikërisht aty ku autoritetet holandeze deklarojnë edhe numrin më të lartë të shqiptarëve që kapen ndërsa tentojnë të shkojnë drejt Anglisë.

Porti është nën kontrollin e Royal Marechaussee (Rojël Mareshouse) një prej 4 shërbimeve të forcave të armatosura të Holandës. Bëhet fjalë për një forcë xhandarmarie që përfshin forcë policore, ushtarake dhe civile.

Kapiteni Arjan Batelaan, komandant brigade në Huk Van Holand, shpjegon në detaje mënyrën dhe mjetet me të cilat kontrollojnë ngarkesat në kamionët që hyjnë në këtë port, ku përfshihet edhe një qen i trajnuar për të nuhatur erën e qënieve njerëzore.

“Zakonisht ka mall, por ekziston dhe mundësia që të ketë emigrantë të paligjshëm. Përpiqemi që t’i dallojmë, që t’i ndalojmë. Përpiqen edhe të varen poshtë kamionëve, te akset. Por edhe aty e kemi të lehtë t’i diktojmë, sepse kemi sisteme të veçanta kamerash që mund të shohin poshtë kamionit. Gjasat për të arritur në Britani janë pothuajse zero. Nuk kanë asnjë mundësi. Për shkak të masave që kemi ndërmarrë këtu, por edhe sepse bëhet një kontroll i dytë në Britani. Nëse lëmë ne diçka, kontrollohen përsëri në Britani dhe do të kapen atje. Do të jetë e pamundur të kalojnë”, tha Arjan Batelaan, Komandant Brigade, Rotterdam.

Ajo që shqetëson më tepër autoritetet holandeze, është rreziku tepër i lartë që ndërmarrin shqiptarët për të kapërcyer në Angli. Një pjesë e tyre fshihen brenda kontenierëve frigoriferik, që në rastin më të keq mund të përfundojnë të ngrirë.

“Duan të shkojnë në Britani për një jetë më të mirë ekonomike atje. Zakonisht nuk qëndrojnë në Holandë, por përpiqen të kalojnë kufirin për në Britani. Por është shumë e rëndësishme të dihet që është shumë e rrezikshme. Rrezikojnë të vijnë brenda një kamioni të vulosur, të izoluar, dhe mund të ndodhë që të ngrijnë. Brenda kontejnerëve. Kur janë brenda, në varkë… Ekziston mundësia të bjerë zjarr dhe ata s’do të dilnin dot. Është shumë e rrezikshme, sepse njerëzit brenda në kamionë rrezikojnë të ngrijnë brenda. Është shumë ftohtë. Ekziston edhe mundësia që të mos marrin dot frymë mirë, sepse s’ka mjaftueshëm oksigjen.Nuk ia vlen sipërmarrja, për shkak të rrezikut. Është 100% e sigurt që do t’i diktojmë, ndaj mos rrezikoni”, tha Arjan Batelaan, Komandant Brigade, Rotterdam.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA DUHET TË KENI GUXIMIN/ Vip-et zgjodhën këto bikini "MUST" dhe na befasuan me format super seksi
Previous article STRAKOSHA TRIUMFON NË FINALE/ Lacio thyen Atalantën dhe fiton Kupën e Italisë

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT