• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA LIVE/ Nëna: Tako vajzën! Babai: Duhet të pyes familjen
Home
Breaking News

PËRPLASJA LIVE/ Nëna: Tako vajzën! Babai: Duhet të pyes familjen

15 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është rikthyer 40-vjeçarja nga Korça nënë e një vajze 6-vjeçare e cila dy ditë më parë rrëfeu se dy vite më parë është divorcuar nga bashkëshorti.

Gruaja kërkoi pensionin ushqimor për vajzën pasi ish-bashkëshorti prej dy vitesh sipas saj e ka lënë në harresë të bijën. 40-vjeçarja rrëfeu se martesa kishte qenë e vështirë. Sipas saj familja e ish-bashkëshortit ka ndikuar tek ky fundit dhe se ajo është kërcënuar me jetë nga prindërit e tij.

Në një lidhje telefonike ish-bashkëshorti e akuzoi gruan duke thënë se sipas tij ajo nuk ka qenë e sinqertë. Sot gruaja u rikthye në studio duke kërkuar përballje me ish-bashkëshortin. Ajo i ka kërkuar prokurën që ta lejojë atë të marrë vajzën në Itali, ku 40-vjeçarja ka gjetur mundësi punësimi.

“Vajza ime nuk e njeh babain. Unë dua pensionin për vajzën jo për vete. Hap llogarinë në bankë në emër të vajzës dhe t’i marrë ajo”, tha gruaja.

Por në një lidhje telefonike, babai i vajzës tha se divorci është bërë pa dijeninë e tij dhe ndaj nuk është i gatshëm t’i përgjigjet. Ai ka treguar edhe problemet që çuan në këtë ndarje.
“Para se të jem i gatshëm t’i japë prokurë kësaj zonje, dua të di si e mori ndarjen vetëm në gjykatë, ta marrë dhe prokurën. Jam vënë në dijeni për gjyqin pas 1 viti e gjysmë. Le të vazhdojë jetën e saj sipas dëshirës së saj.
Ndodhi diçka krizë ekonomike mes familjes sime. Ajo zonjë dëshiroi të largohej nga jeta ime ama nuk gjente dot mundësinë. Gjeti shkakun, arsyen dhe u largua. Kriza ekonomike. Kur u ktheva i detyruar nga Greqia, largohem në emigracion, në Maqedoni por menjëherë nisën problemet mes nesh”, tha babai i vajzës.

I pyetur se përse nuk e takon vajzën, ai fajësoi ish-bashkëshorten e tij.
“Pas një viti që e marr vesh që jam i divorcuar e kam kërkuar vajzën por vajza kishte ikur. E kam kërkuar për një vit më thoshte jo jam këtej, jo në Itali”, tha ai.

Por ish-bashkëshortja i ka drejtuar disa pyetje ‘live’ duke e akuzuar se i ka lënë pa bukë.
“Ku ishe ti kur unë kërkoja të ikja në Itali për një jetë më të mirë për vajzën. Ku ishe kur unë isha pa bukë. Çfarë t’i them vajzës, që nuk të njeh”, tha ajo.

Pyetjes se nëse është e gatshme ta lejojë të atin të takojë vajzën, gruaja tha por, por duke kërkuar së pari një takim me të.
“Takimin e parë do e kesh me mua, të dytin me vajzën”, tha ajo.

Por babai i vajzës nuk ka qenë i gatshëm të pranojë menjëherë për të takuar vajzën. Ai tha se duhet të komunikojë me familjen e tij dhe të mendohet.
“Duhet të flas me familjen time, prindërit”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG NUK I OFRON RINOVIMIN/ Do të vazhdojë karrierën Gianluigi Buffon tek klubi...
Previous article NGA PESHKU TEK FRUTAT/ 5 llojet e ushqimeve të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT