• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA/ 3 provat që bindën Gjykatën për vdekjen e Admir Muratajt. Pushohet çështja për… (VIDEO)
Home
Breaking News

GRABITJA/ 3 provat që bindën Gjykatën për vdekjen e Admir Muratajt. Pushohet çështja për… (VIDEO)

15 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria për Krime të Rënda dorëzoi dje provat për të vërtetuar vdekjen e Admir Muratajt gjatë përplasjes me Policinë, pas grabitjes së 9 prillit në Aeroportin e Rinasit.

Provat ishin të mjaftueshme që Gjykata të pushonte çështjen ndaj tij, ku do të gjykohej si i dyshuar për 3 grabitje të tjera të blindave, që transportonin para të bankave.

 

Gjatë seancës së zhvilluar dje, dy prokurorët e dosjes, Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana, i dorëzuan treshes gjykuese certifikatën e vdekjes lëshuar nga Bashkia Tropojë, aktin daktiloskopik, ku është bërë krahasimi i gjurmëve të gishtave të skeduar nga autoritetet greke, të cilat sipas Prokurorisë kanë përputhshmëri, si dhe skedën e vdekjes nga mjeku. “Bashkia Tropojë ka kthyer përgjigje, duke na vënë në dispozicion certifikatën e vdekjes. Më tej i dorëzojmë Gjykatës edhe aktin daktiloskopik, skedën e vdekjes dhe aktin e këqyrjes së kufomës”, tha prokurori.

Kështu, sipas provave të paraqitura, Gjykata konstatoi se Murataj ka ndërruar jetë nga një plagë në kokë në datën 9 prill. “Gjykata pranon si prova aktet e paraqitura nga prokurorët, që vërtetojnë vdekjen e të pandehurit Admir Nikaj Murataj”, tha kryesuesi i trupës gjykuese, Klodian Kurushi.

Pas administrimit të provave, treshja gjykuese u tërhoq në dhomën e këshillimit duke vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes ndaj Muratajt dhe dhënë kështu një përgjigje zyrtare për vdekjen e grabitësit, ngjarje e cila u shoqërua me debat publik dhe dyshime mbi autorët e vrasjes, por edhe identitetit të viktimës. Megjithëse një ditë pas vrasjes Admir Murataj u identifikua si personi që kishte ndërruar jetë nga familjarët e tij, përgjigje zyrtare për këtë çështje u dha vetëm dje nga Gjykata për Krime të Rënda.

ÇËSHTJA NDAJ MURATAJT

Në datën 4 korrik të 2018- s, Gjykata për Krime të Rënda që kishte nisur gjykimin për grupin e dyshuar si autor për 3 grabitje të blindave me para në harkun kohor të 2015- 2017, pezulloi çështjen për Admir Muratajn për shkak të mungesës. Murataj është konsideruar nga prokurori si organizator i grupit.

E ndërkohë që kërkimet për Muratajn vazhdonin, ai ishte duke planifikuar grabitjen e radhës, të konsideruar si më të madhen e ndodhur në Shqipëri. Kështu, mesditën e 9 prillit, Admir Murataj së bashku me të paktën tre persona, pasi prenë zinxhirët që mbanin mbyllur portën e përdorur nga zjarrfikësit, futen në pistën e Aeroportit të Rinasit dhe grabisin në momentin e ngarkimit të thasëve me para në avion plot 6 milionë euro. E gjithë grabitja ndodh në një hark kohor shumë të shkurtër, ndërsa pas kësaj makina e grabitësve vihet në ndjekje nga Policia dhe jo shumë larg aeroportit pati një përplasje me armë, ku mbeti i varë në vend Admir Murataj. Pjesa tjetër e grupit arratiset së bashku me paratë e grabitura, që nuk janë gjendur ende.

GRABITJET E BLINDAVE

Grabitja e parë për të cilën akuzohej Admir Murataj se ishte në rolin e organizatorit, është ajo e datës 13 shkurt 2015. Vlera monetare e destinuar për transport ishte 900 000 franga zvicerane, 800,000 paund britanikë dhe 16,100 euro. Grabitja e dytë është ajo e datës 3 dhjetor 2015, ku ishin duke u transportuar 1,800,000 paund britanikë, 800,000 dollarë amerikanë, 200,000 dollarë kanadezë dhe 200,000 dollarë australianë. Ndërsa grabitja e tretë, e parafundit për Muratajn, ishte ajo e datës 09 shkurt 2017 ku po transportoheshin 2,400,000 (dy milionë e katërqind mijë) euro, 200,000 dollarë amerikanë, 260,000 paund britanikë, 85,000 franga zvicerane, 30,000 dollarë australianë dhe 30,000 dollarë kanadezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JA KUPTIMI I 5 ËNDRRAVE QË NA KANË FIKSUAR TË GJTIHËVE/ Nga rënia nga një lartësi deri tek lakuriqësia
Previous article NËSE I KENI SYTË KAF JENI SHUMË TË VEÇANTË/ Të gjitha karakteristikat e kësaj ngjyrë

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT