• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRI I JASHTËM GJERMAN TAKIM ME CAKAJN/ Mesazh opozitës: Dhuna e papranueshme
Home
Politikë

MINISTRI I JASHTËM GJERMAN TAKIM ME CAKAJN/ Mesazh opozitës: Dhuna e papranueshme

14 May, 2019 F.autor Politikë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman, Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth. Në fokus të këtij takimi ecuria e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor. “Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”, u shpreh Ministri Roth.

Në fund të këtij takimi, Roth publikoi në Twitter, foton me Cakajn, ku pati edhe një koment për protestën e opozitës.

“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rëndësishëm).Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit e opozitës .Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme”, shkruan Roth.


Postimi në twitter i Roth

Cakaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, në kuadër të ruajtjes dhe konsolidimit të një komunikimi intensiv me autoritetet gjermane për procesin e integrimit.

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian. Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka mbërritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e ​komisionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI SHANSIN ME ROMËN/ Ronaldo tregon: Më vënë “pistoletën” në kokë…
Previous article SITUATA POLITIKE DHE PROTESTAT E DHUNSHME/ Kisha katolike apel palëve: Ulni armët e konfliktit

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT