• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përkeqësimi i motit, pezullohen lundrimet nga Durrësi dhe Vlora, priten të rinisin …
Home
Sociale

Përkeqësimi i motit, pezullohen lundrimet nga Durrësi dhe Vlora, priten të rinisin …

16 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Durrësi dhe Vlora janë përfshirë nga moti i keq këtë mëngjes. Era e fortë ka sjellë pezullimin e lundrimit deri të dielën. Në Vlorë tragetet janë me vonesë, ndërsa në Durrës kanë mbërritur në orar.

Era e fortë që ka përfshirë Gjirin e Durrësit ka mbajtur mbërthyer në kalatat e portit detar të gjitha anijet e tonazhit të vogël e të mesëm. Edhe anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimet dhe gjuetinë në det deri të dielën, kur era, që aktualisht regjistron shpejtësinë mbi 20 metra/sek në port, pritet të ndryshojë drejtim e të kthehet drejt veriut.

Kapiteneria ka lajmëruar të gjithë subjektet dhe ekuipazhet e anijeve të forcojnë masat e sigurisë për të shmangur incidentet e mundshme në këto kushte. Megjithëse deti shënon forcën 8 ballë, të tre tragetet e linjës Bari-Durrës me 1100 udhëtarë në bord mbërritën në mëngjes pa vonesa, shkruan Top Channel.

Teksa viti 2017 ka nisur numërimin mbrapsht, agjencitë e lundrimit po përgatiten të shtojnë lëvizjet me tragete në dy anët e Adriatikut, për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të udhëtarëve dhe automjeteve në prag të festave të fundvitit. Si çdo fundviti, edhe në këtë sezon parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të bashkatdhetarëve që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt Portit të Durrësit, për t’iu drejtuar më pas familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Vlorës. Që prej mbrëmjes së djeshme dhe në orët e paradites erërat e fuqishme kanë bërë që transporti detar të pezullojë lundrimin. Trageti i linjës Vlorë-Brindizi, i cili duhet të kishte mbërritur gjatë orëve të paradites në Portin e Vlorës për shkak të erës së fortë që kishte një shpejtësi prej 15-20 m/sek, nuk ka mbërritur, ndërkohë që deti shënon forcën 7 ballë.

Kjo ka bërë që edhe mjetet e tjera lundruese të mos dalin në det për të shmangur rrezikun. Sipas kapitenerisë së Portit të Vlorës, moti do jetë në këto kushte deri në orët e mesditës, kur parashikohet të mbërrijë edhe trageti nga Brindizi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paralajmërimi i mjekëve: Mos e pastroni kurrë fëmijën tuaj me letra të lagura
Previous article Prapaskenat/ Takohen Perez-Neymar, Reali ofron 250 milionë euro

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT