Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi vendosur t’iu sjellim Voskopojën me shi dhe të mbushur plot me turistë.
Pa dyshim që Voskopoja është një nga pikat turistike të vendit tonë, e cila shquhet për fluksin turistik gjatë stinës së dimrit, ku dëbora është si një “magnet” për vizitorët.
Por nëse mendoni se Voskopoja është atraktive vetëm gjatë sezonit të dëborës, mund të themi se e keni gabim.
Voskopoja jo vetëm që është shumë e frekuentuar përgjatë stinës së pranverës, por turistët nuk ngurojnë të vëzhgojnë Voskopojën edhe në ditët me shi.
Me çadra në dorë turistët kanë vizitur Voskopojën, duke shfaqur një interes të veçantë për objektet kulturore karakteristike të zonës, ku dominojnë Kishat.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga Voskopoja në ditën e sotme.
Përgatiti: AlpeNews.al






