Numri i personave nga lista shumëemërore e opozitës që pranojnë të marrin mandatin e deputetit vijon të rritet.
Sot një tjetër nga radhët e PD-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizmit.
Halit Valteri ishte i 41-ti në listën e demokratëve për Tiranën.
Me marrjen e mandatit të Valterit, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 117.
Ndërsa në profilin e tij shikon foto me liderin historik të PD-së, Sali Berisha, përkrah kreut aktual Lulzim Basha, dhe duke bërë simbolin e dy gishtave./Express




Përgatiti: AlpeNews.al


