Presidenti i vendit Ilir Meta para pak minutash ka publikuar në ‘Facebook’ një foto nga pika turistike e Prevallës në Kosovë.
Ai shfaqet i veshur shumë sportiv dhe ka pozuar përpara një pamje mbresëlënëse.
“Prevalla është e paparë në çdo stinë”, shkruan Meta.
Mirëpo, ajo çfarë bie në sy është së pavarësisht situatës politike të rënduar në vend, presidenti ruan një buzëqeshje në fytyrë.
Kujtojmë që gjatë protestës së djeshme të opozitës, e cila u shoqërua me akte dhunë, Meta ka bërë thirrje disa herë për ruajtje qetësie dhe ka dënuar dhunën e ushtruar nga forcat e rendit drejt sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapit.


