Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë para gazetarëve një ditë pas protestës së opozitës.
Edi Rama: Të ruajmë qetësinë dhe vetëpërmbajtjen
Njoftimi per konferencen
Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter ka njoftuar mbajtjen e një konference në orën 14:00, pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me akte dhune.
Rama: Në këto momente të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit i kanë sytë mbërthyer tek ekranet dhe faqet e lajmeve si rezultat i gjithë asaj që u shfaq mbrëmë në formën e një manifestimi zinxhir të dhunës.
E para është të ruajmë qetësinë dhe vendosmërinë për të mos lejuar që nje grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë sec duhet në mënyrën tonë të jetuarit.
Së dyti dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit në të gjithë këtë zinxhir edhe dje kur protesta u transpformua në një manifestim brutalk dhe ta zgjatur dhune ka treguar një profesionalizëm dhe qetësi për tu adminuar. Ata aknë vendosur një standar të ri për hiostorikun e uniformave blu dhe kanë fituar admirimin e të gjithë qyetarëve të ndershëm.
Në aspektin e sjelljes së Policisë së Shtetit ndaj protestave, krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë shihni se sa mirë dhe sa me dinjitet sillet dhe punon sot policia. E shkuara e afërt e saj na ka rezervuar kujtime shumë të rënda që nuk kanë lidhje me asnjë standar dhe asnjë vlerë.
Rama: Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam
Në orët e para të ditës së sotme kryeministri Rama në ambjentet e kryeministrisë është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit, duke filluar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Shefi i SHISH Helidon Bendo, dhe kryeprokurorja Arta Marku.
Mësohet se në fokus të takimit ishte protesta e opozitës.


