Bomba molotov, kapsolla, gjatë përpjekjeve për të djegur institucionet, flakët dhe goditjet rrezikuan seriozisht punonjësit e policisë.
sulmet e djeshme u përballuan falë përkushtimit dhe profesionalizmit të panjohur më parë të Policisë së Shtetit.
Ata burra e gra meritojnë respekt dhe vlerësim.
Për orë të tëra përballuan qindra bomba molotov e qindra mjete të tjera.
Dhe ata që u angazhuan në ndalim e Sahit Dollapit, të kishin bërë diçka ndryshe. Të kishin duruar dhe pak sekonda në ndalimin e personit në fjalë…
Por nuk mund të justifikohet histeria e zjarrit që u derdh mbi institucionet.
U bëj thirrje të gjithëve për reflektim të thellë ndaj përpjekjeve për destabilizim.
Fakti që ideatorët e sulmeve janë të njëjtin persona që kanë prodhuar për këtë vend tragjedi ë mëdha meriton vëmendje të ndjeshme.
Ata që mbronin me qetësi kriminale vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve në 2011, i lejojnë sot të drejtën vetes të japin leksione demokracie.


