Kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar mirëkuptimin e protestuesve për të pritur vendimin që do të marrë PD lidhur me vijimësinë e protestës.
“Kemi thirrur një mbledhje urgjente pas shpalljes së luftës nga Edi Rama.
Vendosmëria jonë nuk do të lejojë më kurrë diktatin e krimit dhe skllavin e tij Edi Rama.
Beteja do të vazhdojë deri në fund, derisa të marrë fund lidhjes me krimin.
Ju jeni qytetarë dhe prindër. Jeni sot ushtria demokratike. Jeni shpresa e vetme për një Shqipëri demokratike”, u shpreh Basha.


