• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Ish-banorja e “Big Brother” pozon e zhveshur: Fantazitë e mia erotike i kalojnë ato të “50 hijet e Greit”
Home
Showbiz

Ish-banorja e “Big Brother” pozon e zhveshur: Fantazitë e mia erotike i kalojnë ato të “50 hijet e Greit”

16 December, 2017 Redaktor2 Lifestyle, Showbiz

Është 29 vjeçe dhe “single mother” e djalit 2 vjeç e gjysmë, Leo. Por statusi i nënës nuk e pengon aspak Elisa Çaushin e “Big Brother 4” të vazhdojë karrierën si modele part-time me poza shumë provokuese. Vajza e bukur që erdhi nga Londra për të qenë protagoniste e reality show-t gjashtë vite më parë, rrëfen jetën që bën në Angli dhe fantazinë erotike që fshihet pas fotove të reja topless.

Sapo ke realizuar një set fotosh “hot” në Londër ku shfaqesh topless. Cili është angazhimi yt si modele part-time?

Part-time do të thotë që bëj 2-3 punë si modele në javë, pasi s’kam kohë për më shumë. Edhe nuk e fsheh që kam dëshirë. Fotot provokuese edhe me veshje intime i ke realizuar tashmë që je nënë e një djali.

Ndjen ndryshime në fizikun tënd kur pozon si fotomodele e zhveshur?

Po. Këto foto janë bërë tani në fund të nëntorit, dhe që djalin e kam 2 vjeç e gjysmë. Tani si fotomodele në këtë moshë ndihem shumë konfidente me fizikun tim. Jam me shumë fat!

Nga topless te pozat provokuese. E kishe të vështirë t’i realizoje dhe si u pritën nga ndjekësit këto foto?

Fotot provokuese ishin një eksperiment i imi nëse do ta shtyja veten deri në atë pikë të re si femër. Dhe rezultati i fotove është një art, duke qenë se zbulova një konfidencë me veten. Për të tjerët nuk mund të flas, pasi njerëzit janë të ndryshëm në kapacitetet e tyre se si mendojnë dhe çfarë besojnë. Por unë tani këtë e kam profesion dhe do ta vazhdoj, se më sjell dhe lekë që t’i plotësoj gjërat që më duhen në jetën e përditshme.

Duket sikur je frymëzuar nga skenat erotike të “50 hijet e Greit”.E gjen veten tek ai film?

Po, shumë e gjej veten tek ai film, por unë them që vetë kam mbi 50 të tilla. Unë jam 99 hije të ngjyrës gri. (qesh) Këto janë fantazitë dhe imagjinata ime, plus eksperienca në tema të tilla.

Në fotot e reja mendon se josh më shumë meshkujt apo femrat, dhe ke marrë ndonjë mesazh privat që të ka bërë përshtypje?

Normale që më shumë meshkujt. Meshkujt janë vizualë sa i takon perceptimit dhe reagojnë direkt. Kam marrë mesazhe nga më të ndryshmet, por nga persona që më mbështesin.

Je 29 vjeçe dhe mami single, ndihesh e re për t’ia nisur nga e para në dashuri?

Jam 29 vjeçe dhe dukem si 22, më thonë. “Single mother” është e vështirë, por falënderoj familjen time, motrën time Enin, mamin Arta, babin dhe nusen e tij, Brezen. Këta njerëz i kam afër meje shumë, dhe më ndihmojnë me djalin jashtë mase. T’ia fillosh dashurisë nga e para nuk është kurrë vonë. Dashuria nuk ka moshë.

Po martesa, është ndër planet e tua?

Martesën nuk e synoj aspak. Nuk e kam në listën time të dëshirave.

Publiku shqiptar të ka parë në lojën e “Big Brother”, çfarë kujton nga ajo loje dhe cilin do të veçoje mashkullin më tërheqës në atë shtëpi?

“Big Brother” ishte një nga aventurat më të bukura të miat, çdo gjë më kujtohet, dhe janë kujtime shumë të bukura. Mashkulli më tërheqës në shtëpinë që isha unë ishte Algen Nikolla. Vijon të jetë një mik i imi shumë i afërt deri më sot, që kanë kaluar 6 vjet.    Klotilda Harka  /  Panorama Plus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DURRËS/ Gruas i vjedhin portofolin me para, hajduti e godet dhe ikën (DENONCIMI)
Previous article PREÇ ZOGAJ: Zgjedhjen e kryeprokurorit të ri po e diktojnë SHBA dhe BE, por kush kujton se dosjet do mbyllen…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT