• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NISIN PROCEDURAT/ Ja kur kthehet në atdhe trupi i Major Tanushit
Home
Sociale

NISIN PROCEDURAT/ Ja kur kthehet në atdhe trupi i Major Tanushit

11 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoritetet shqiptare nisin procedurat për rikthimin në atdhe të trupit të Major Klodian Tanushit, i cili humbi betejën me jetën pas plagosjes së rëndë gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rreth orës 21:40 të së premtes.

38-vjeçari pritet të kthehet javën e ardhshme në Shqipëri. TV Klan mësoi se sipas procedurave të Aleancës ushtarake, nevojiten 72 orë që një trup i pajetë të kthehet në vendlindje.

Ashtu si nëntetarja Zarife Hasanaj, e mbetur e vrarë në të njejtin incident, major Tanushi do të shpallet dëshmor i atdheut. Ai është dëshmori i 182-të i Forcave të Armatosura i rënë në detyrë prej vitit 1945.

Sakaq autoritetet letoneze vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Pjesë e tyre është edhe një Task Force e ushtrisë shqiptare. Siç dihet, incidenti ndodhi në një fushë stervitore ku trupat shqiptare po përgatisnin terrenin.

Major Klodian Tanushi mori detyrën për të udhëhequr misionin ushtarak të NATO-s në Letoni me afat qëndrimi 6-mujor.

Ai ishte një ndër ushtarakët me përvojë dhe karrierë të vlerësuar në forcat e armatosura dhe një nga ekspertët më të kualifikuar në asgjesimin e municioneve luftarake. Majo Tanushi është vlerësuar me disa medalje për kontributin e dhënë në misionet brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë. Të premten u përcoll për në banesën e fundit edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Nga ngjarja e 6 majit u plagos edhe rreshteri Julian Kapaj që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Ish-mesfushori i Partizanit: U bë shumë kohë pa trofe, ndaj...
Previous article VAZHDON RRUGËTIMIN/ Atalanta e pandalshme drejt Championsit, parakalon "Zikaltërit"

F.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT