Dionis Imeraj është zyrtarisht kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Dibrës. Emri i tij ka dalë sot pas Asamblesë së PS, për kandidaturat në 61 bashkitë e vendit.
Por kush është kandidati për kryetar bashkie në Dibër?
Dionis Imeraj është diplomuar në fakultetin e Ekonomikut në degën Menaxhim – Biznes. Masterin e ka mbaruar në një universitet privat në Tiranë për Menaxhim Risku.
Imeraj gjithashtu ka qenë drejtues i institucioneve financiare. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Peshkopi ndërsa kulmi i karrierës së tij ka qenë drejtues i Tatimeve në Tiranë.
Përgatiti: AlpeNews.al



