• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAME OF THONË”/ Letra sekrete për “Mbretërit sfidues” të “Fronit të Shpatave”!
Home
Politikë

GAME OF THONË”/ Letra sekrete për “Mbretërit sfidues” të “Fronit të Shpatave”!

10 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“GAME OF THONË”- (Edicioni I-rë, Seria 9)

Letra sekrete për “Mbretërit sfidues” të “Fronit të Shpatave”!

Nga Alfred PEZA

Pasi e përfunduan darkën dhe analizuan të gjitha detajet e planit të tyre “tepër sekret të një rëndësie të veçantë”, për 30 Qershorin, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi dhe Ramush Haradinaj, po bëheshin gati për tu larguar.
Tek dera, më i madhi prej tyre ndaloi dhe porositi vartësin e tij direkt, që të vazhdonte publikisht realizimin e planit, sipas skenarit. Pa merak i tha ai, me një qetësi kriminale që e karakterizonte. “Unë jam mjeshtri i thashethemeve. Roli im është të jem pa skrupuj”. E di, ia ktheu “Mbreti i Madh”, por mos harroni asnjëherë se “zogjtë e mi të vegjël janë kudo dhe më thonë gjithçka”.
Kjo frazë dhe rryma e ftohte e ajrit të mëngjesit, që bënte kontrast të thellë me duhmën e ajrit të rëndë që ishte krijuar brenda, i solli në vete. Ndërkohë që nga larg, nisi të dëgjohej troku i një “Kalorësi të Bardhë”. Si në një ëndërr, ai ia behu përpara tyre, më shpejt se mendohej, sa gati- gati u duk sikur i kapi në befasi.
“Korrieri ynë në postën sekrete diplomatike, arriti që të siguronte kopjen e një letre, që vinte nga “Zoti Ynë mbi Tokë”,- tha ndërkohë që e nxorri atë, me kujdesin që një kalorës tjetër, do të transportonte armën shfarosëse.
Sapo korrieri u nis nga erdhi, letra u hap vetëtimthi nga Ilir Meta dhe kokat u ngjeshën aq shumë para saj, sa nga distanca dukeshin si pesë rrathët e lojrave olipike, mbi një flamur të bardhë. Nëse do kishin qenë edhe vetë përballë Zotit, e ai do ua kishte thënë me gojë ato që sapo lexuan me një frymë, pamja e tyre nuk do të ishtë më e çmeritur se aq.
“Të q*** kundërshtarët, nuk është gjithmonë mënyra” për ta mbajtur apo rifituar “Fronin e Shpatave”,- ishte fraza që i kishte dhënë goditjen e fundit.
Pas kësaj, kur ishin duke u larguar secili në drejtimin e vet, si fantazmat e sapo dala nga errësira e një nate të pafund gjithkush prej tyre, përsëriste me vete frazën që megjithëse pa emër, dukej sikur i ishte adresuar atij.
E për dreq të gjitha ato, ata i kishin fiksuar më parë duke parë “Game of Thrones”. Vetëm tani po bindeshin përfundimisht, se “asgjë nuk ishte rastësisht” në këtë jetë! Ndaj, nisën ta besonin më shumë teorinë se e gjithë jeta tokësore është një hologramë e programuar nga një fuqi e panjohur, që diktonte me saktësi të gjitha zhvillimet e jetës sonë.
Sali Berisha: “Mjafton të lesh një ujk gjallë dhe delet nuk do jenë kurrë të sigurta”.
Lulzim Basha: “Budallenjtë më të mëdhenj, janë shpeshherë më të zgjuar, se burrat që qeshin”.
Monika Kryemadhi: “Burri im është “Mbreti” dhe “Mbreti” është burri im”.
Ilir Meta: “E humbe luftën, ditën që u martove me të”.
Ramush Haradinaj: “Po na ktheve kurrizin, do të të djegim të parin”.
Në momentin që të gjithë po iknin turravrap si të ishin “pula të therura pa kokë”, në veshë u buçiste një frazë tjetër e letrës, që u bëhej sikur i vinte me johonë me zërin e Edi Ramës:
“I kam zgjedhur aleatët e mi me shumë kujdes dhe armiqtë, akoma më shumë”.

Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË SHTËPINË E ARTIT DHE..."/ Post of the day. Kryebashkiaku i Korçës: Një interpretim virtuoz nga... (FOTOT)
Previous article FOTOT E "NXEHTA"/ “Mbretëresha” e Instagramit “ndez” edhe Ishujt Maldive

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT