Një moment prekës është regjistruar në va.rrimin e Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj.
Kolegët e Forcave të A.rmatosura, në bazë të protokollit kanë inskenuar një nga momentet kur komandanti thërret me emra ushtarakët.
Dialogu:Komandanti: Nëntetare Zarife Hasanaj?
Ushtari: Zoti komandant, nëntetare Zarife Hasanaj nuk ndodhet këtu
Komandanti: Ku ndodhet nëntetare Zarife Hasanaj?
Ushtari: Ajo v.diq zoti komandant
Komandanti: Si v.diq ajo?
Ushtari: Zoti komandant, ajo vdiq në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën e kolegëve të saj në 6 maj 2019 në Letoni.
Komandanti: Mund të largoheni, apeli i fundit mbaroi. Ju lutem një minutë heshtje.
Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe për ushtaraken e v.rarë në Letoni, Zarife Hasanaj.
Miq, të afërm, politikanë dhe krerët më të lartë të shtetit kanë vendosur kurora me lule për 32-vjeçaren e shpallur “Dëshmore e Atdheut”. Ajo është përcjellë sot për në banesën e fundit tek varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”.


