• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRAFIK DROGE DHE…”/ Kush është “Titi i Ukës” i ndaluar në Lezhë për llogari të Italisë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

“TRAFIK DROGE DHE…”/ Kush është “Titi i Ukës” i ndaluar në Lezhë për llogari të Italisë (EMRI)

10 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një person për llogari të drejtësisë Italiane. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Astrit (Nimani) Limani, një emër jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë.

Kjo, pasi më herët Limanit që njihet në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” që është edhe biznesmen i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri.

Në 15 nëntor 2013, Limani u arrestua në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 u ekstradua drejt Italisë, ku ishte dënuar për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Limani është liruar në Itali, ndërsa çështja ka kaluar në Apel në shtetin fqinj, është kthyer në atdhe. Me sa duket Gjykata italiane ka konfirmuar dënimin për 48-vjeçarin, të cilit siç bënë me dije burime nga policia për ‘BW’ i kanë mbetur edhe 10 vite burg në Itali.

Në vitin 2015 Limani iu sekuestrua një pasuri me vlerë 10 milionë euro me vendim të Gjykatës së Lezhës. Siç thuhej atëherë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel. Në vitin 2013, Astrit Ukë Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë.

Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë.

“Hetimet janë ndjekur me metoda proaktive për një periudhë njëmujore, nga Sektori për Krimin Ekonomik-Financiar të Drejtorisë së Policisë Qarkut të Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë. Kështu u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Lezhës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25 mijë metra katrorë, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro. Në këto pasuri përfshihet një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. U bllokua edhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, si dhe një godinë 10-katëshe, në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. Pra, në total janë 230 apartamente banimi. Sipas të dhënave në QKR, Nimani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “M****”, në Shëngjin, dhe i regjistruar në qershor të vitit 2013″, njoftonte policia atëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CARDI B BËN DEKLARATËN E PAPRITUR/ Operacionet plastike janë njësoj si të lindësh fëmijë
Previous article REJA E NIS NË ARRATI ME KOMBËTAREN/ Grumbullim në Gjermani. Ja pse u zgjodh

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT