• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENTATIVA PËR GRUSHT SHTETI/ Dënohen dy liderë të opozitës malazeze
Home
Rajon

TENTATIVA PËR GRUSHT SHTETI/ Dënohen dy liderë të opozitës malazeze

9 May, 2019 F.autor Rajon

Dy liderë të opozitës malazeze dhe mbi 10 shtetas serbë e rusë u dënuan të enjten për tentativën e grushtit të shtetit të vitit 2016 në Malin e Zi. Hetuesit thanë se me koordinimin e Rusisë atë kohë ishte komplotuar vrasja e ish-kryeministrit dhe presidentit aktual, Milo Gjukanoviç dhe devijimi i procesit të anëtarësimit në NATO. Opozita ka paralajmëruar se dënimi i liderëve të tyre do e destabilizojë vendin.

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka urdhëruar burgimin e 13 personave të akuzuar si grushtshtetasit e 16 tetorit 2016.

Masa me 5 vite burg u caktua edhe për dy kryetarët pro-rusë të opozitës, Andrija Mançiç i “Partisë Demokracia e Re Serbe” dhe Milan Knezeviç i “Partisë Demokratike Popullore”.

Ndërkaq, ndër të akuzuarit e tjerë, nëntë janë shtetas serbë, dy rusë dhe 1 malazez.

Kryegjyqtarja Suzana Mugosa tha të enjten se të pandehurit në ditën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare kishin komplotuar së bashku me dy operativë të shërbimeve sekrete ruse, që të rrëzonin qeverinë e atëhershme të presidentit Milo Gjukanoviç.

Dy kryetarët e partive opozitare dyshohet se kishin rekrutuar elementët agresivë për protestat para parlamentit dhe mbanin kontakte me organizatat kriminale jashtë vendit.

Sipas prokurorisë, objektivi i tyre ishte vrasja e ish-kryeministrit Gjukanoviç dhe instalimi i një lidershipi prorus i cili do të parandalonte hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Kremlini vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen në trazira, edhe pse e kundërshtoi anëtarësimin e vendit në aleancën ushtarake në vitin 2017.

Ndërsa opozita malazeze e ka cilësuar procesin gjyqësor si të motivuar politikisht dhe ka premtuar se do ta apelojë vendimin.

Një ditë më parë, pakica parlamentare paralajmëroi se një vendim i gjykatës në disfavorin e tyre do e destabilizonte vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OHHH, GOLI I JETËS"/ Komentatori epik mes lotësh përshkruan "dramën" e Ajaxit (VIDEO)
Previous article SI DY PIKA UJI/ Ja kujt i ngjan djali i Almedës dhe Tolgahanit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT