• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“JAVA  E EVROPËS”/ Hapet ekspozita e akuarelit në Galerinë e Qytetit të Fierit
Home
Kulturë

“JAVA E EVROPËS”/ Hapet ekspozita e akuarelit në Galerinë e Qytetit të Fierit

8 May, 2019 k.autor Kulturë

Në kuadër të “Javës së Europës”, 28 artistë ndërkombëtarë mblodhën punimet e tyre për t’i shfaqur për publikun shqiptar në një ekspozitë titulluar “Mjeshtrit Evropian të Akuarelit” në Galerinë e Qytetit të Fierit. Në këtë ekspozitë të kuruar nga akuarelisti i njohur Helidon Haliti, janë të paraqitura 50 punimeve të punuara nga mjeshtrit të teknikës së akuarelit në Eruopë dhe që ekspozojnë punimet e tyre në galeritë më të famshme dhe të mëdha të botës.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se ky aktivitet kulturor është në kuadrin e disa organizimeve për Javën e Europës. “Janë një sërë aktivitetesh të cilat kanë mesazhet e veta. Pa dyshim, që forcojnë idenë se ne jemi evropian dhe jemi pjesë e Europës. Jam i kënaqur dhe i befasuar për nivelin dhe cilësinë e punimeve. Ajo që më ngacmoi ishte se në një moment të dytë duhet të rikthehemi për të sjellë këtu dhe autorët.

Ne jemi të gatshëm si bashki për ta përballuar këtë event nga të gjitha drejtimet, ndaj do të thosha që të fillojmë ta mendojmë që tani dhe në shtator mund ta bëjmë realitet , pasi do të jetë një nder dhe kënaqësi shumë e madhe që të gjithë këto autorë të jenë edhe fizikisht prezent, jo vetëm me veprat e tyre”, deklaroi Subashi. Ai falënderoi kuratorin Haliti për hapjen e kësaj ekspozitë. “Kjo është shtëpia juaj, është shtëpia e artit, është një galeri që e kemi ngritur me shumë mundim, pas shumë debatesh e diskutimesh që bëmë, por më në fund e fituam dhe ia kemi dhënë artistëve jo vetëm të Fierit, por të gjithë Shqipërisë dhe ne do të bëjmë përpjekjet që kjo kështu të qëndrojë gjithmonë”, theksoi Kryetari i Bashkisë së Fierit.

Kurator i ekspozitës “Mjeshtrit Evropian të Akuarelit”, Helidon Haliti, bëri të ditur se përzgjedhja e punimeve është bërë në mënyrë inteligjente. “Prej 5 vitesh artistët i njohim shumë mirë, pasi shumica prej tyre kanë pikturuar në Shqipëri dhe kanë dhënë mësime falas për studentët dhe nxënësit e shkollave. Akuareli është ai që na bashkon të gjithëve dhe në rastin konkret na jep atë freski. Në një hapje të dytë, mjeshtrit do t’i sjellim të demonstrojnë në qytetin e Fierit. Më e favorshmja është që ky koleksion është permanent i Shqipërisë. Ne mundohemi që të gjitha krijimet që bëhen t’i mbeten Shqipërisë, por edhe bashkive përkatëse. Kjo është padyshim një diçka për të pasur padyshim vlera”, tha Haliti.

Drejtori i Galerisë së Arteve Fier “Vilson Kilica”, Pandeli Lena, vlerësoi punën e bërë për hapjen e kësaj ekspozite. “Gjeografia e shtrirjes së këtyre vendeve është nga e gjithë Europa. Falenderoj kuratorin dhe mjeshtrin e akuarelit, Helidon Haliti, i cili me shumë përkujdesje dhe dashuri, e ka organizuar dhe ka punuar për të sjellë këtë ekspozitë në qytetin tonë. Është një ekspozitë vërtetë mjeshtrash akuareli, të cilët janë një shkollë për artistët fierak dhe Liceun Artistik”, u shpreh Lena.

Hyrja për në ekspozitë është falas dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 7 – 15 Maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët nuk falin, De Light tund rrjetën (VIDEO)
Previous article LIVE/ Ajax-Tottenham, de Ligt kalon halondezët në avantazh

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT