• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË HEDH FËMIJËT NGA BALLKONI”/ Kërcënimet e trafikantëve pasi policia kapi X5-ën me kanabis
Home
Breaking News

“DO TË HEDH FËMIJËT NGA BALLKONI”/ Kërcënimet e trafikantëve pasi policia kapi X5-ën me kanabis

8 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas megaoperacionit të zhvilluar në Sarandë, ku u arrestuan 10 persona si të implikuar në trafik ndërkombëtar droge  janë zbardhur edhe përgjimet midis tyre.

Ajo që vihet re është se në kërcënime përfshihen edhe fëmijet

Në përgjimet e para të publikuara nga ‘Report Tv’, më 24 nëntor 2018, Policia e Sarandës sekuestron 32.35 kg kananis dhe një BMW x5.

Në këto përgjimet del se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj kërcënojnë me jetë shtetasin Mikel Jorgji, i cili ka qenë lidhja e tyre me pjesëtarë të tjerër të grupit nga Tepelena.

Po kështu pjesëtarë të grupit shfaqin interes të vazhdueshëm lidhur me të arrestuarit nga policia nëse ishin të tyret apo të grupeve të tjera.

Kjo gjë faktohet dhe nga një bisedë e përgjuar midis zv/drejtorit të spitalit Sarandë, Florenc Llanaj dhe Kejdi Sadushit i njohur ndryshe si kreu i grupit me kodin ‘Kosta’.

Ky i fundit, punonte në rrjet me të dashurën e tij, Polikseni Korro, me pseudonimin Sara, nga telefoni i së cilës bëheshin edhe telefonatat

Më 13 shkurt sipas përgjimeve, Llanaj telefonon Kostën. “Shiko andej mo shiko i çik se çka dalë”

Por Kosta i përgjigjet “Po s’janë ata tanët jo. Kur të dalin ata, ajo e imja do të dalin me pesqind veta, me pesë makina, me fshati, me lazo, me tërë bashkë”.

PERGJIMET  ku Mikel Jorgji kërcënohet me jetën e fëmijëve

25.11.2018  Ora 21:48

Tupe – (nofka) – Emri Donald Nela/ Aktualisht në burg, i është komunikuar masa arrest me burg

(Bashkëpunëtor i Ervin Hysajt – gjithashtu në burg)

Tupe: Tani hajdeni nesër pimë kafe tek lokali jonë

Mikel Jorgji: Tani nuk kemi mundësi që të vimë ne, e kupton, se ju është problem, e kupton se kemi fol edhe me këtë. Unë do ta heq, më jep një numër e kupton.

Tupe: Do të të marr nesër unë, merr një numër ti që të ma japësh mua, edhe do të të marr nga një numër unë.

Mikel: Hajdeni këtu llafosemi, o vlla, se po na bini në qafë mo pasha.

Tupe: Jo jo nuk të biem në qafë, dëgjo një sekondë dëgjo, atje ku është marrë makina dje ai do të mbajë përgjegjësi.

Mikel: Unë nuk kam qenë fare e para e punës.

Tupe: Ore na keni rënë ju neve në qafë jo ne, ne njohim ty edhe nuk njohim njeri tjetër, e do kështu ti, e do të flasim ndryshe ne.

Mikel: Po më bie në qafë vëlla.

Tupe: Ti i pari do të mbash përgjegjësi.

Tupe: E ti që ti vlen 50 euro, ai shoku jo është mësuar me të marrë peng, edhe të hajë dru, po të them kaq, nesër nga ora 11:00 ose 12:00 ju dua në Tepelenë, po nuk erdhët do ju do t’iu dërgoj unë njerëz që t’iu sjellin prej veshi juve.

Mikel: Po na bie në qafë e kupton

Tupe: Ore më ratë ju mua në qafë, keni futur tre veta në burg

25.11.2018 ora 22:00

Ervin Hysaj telefonon Mikel Jorgjin nga numri që e përdor një vajzë me emrin Blerta.

Ervini: O shoku nesër ca do bësh nesër? Ca do bësh? Do biedh makinën ato shoku, lekët ca ke.

Mikel: O vlla?

Ervin: Hë?

Mikel: Tani po na bie në qafë o pasha. Po na bie në qafë mo vlla se i ka marrë. Tani fola edhe me tjetrin, se i ka, i ka marrë një ditë e ca para.

Ervin: ore vlla, mua mos më trego kur i ka, kur i ka,

Mikel: I ka marrë një ditë e ca para mo, po më bie në qaf mo vlla.

Ervin: O vlla, t’fala jetën…o plerë. Të fala jetën.

Mikel: Po më bie në qafë mo vlla, po më bie në qaf, nuk ke gjë nga mua, më kupton?

Ervin: Ore na -na ty është ajo, po ti do përgjigjesh tani. Atë kohë të fala jetën.

Mikel: Nuk ke, nuk ke gjë nga mua.

Ervin: O vlla. mos ta kthejmë ndryshe

Mikel: Po ke, po ke gjë nga mua hajde, hajde këtu o vlla, po ke gjë nga mua.

Ervin: Mos paça njeri vlla, do t’i hedh kalamajt nga ballkoni.

Mikel:Jo jo, po ke gjë nga mua e kupton?

Ervin: O shoku nuk jam nga ato larot e Sarandës unë.

Mikel: Nuk të kam, nuk të kam rënë në qafë o vlla.

Ervin: Do t’i hedh kalamajt nga ballkoni për kokë të pleqve o vlla.

Mikel: (dëgjohet një ze femre në sfond: Kalamajve tu hash m***) Mos Jonida. Ne ndeshëm të bënim një punë o vlla, nuk u bë, tani mori një dit e ca para mo vlla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBAN SKËNDERAJ KA FANSA EDHE NË KINË/ E pabesueshme ç'bëjnë për këngëtarin (FOTO)
Previous article GATI PËR REVOLUCIONIN E MADH/ Ja 5 lojtarët e paprekshëm të Juventusit në verë

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT