Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është arrestuar nga policia ditën e sotme, pas konfliktit të ndodhur paradite mes policisë dhe banorëve protestues të Unazës së Re në Tiranë.
Banorët bllokuan rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, ndërsa situata degjeneroi në përplasje të dhunshme.
Pamjet e mëngjesit të sotem nuk ishin aspak normale për një vend si Shqipëria që aspiron BE. Kjo e gjitha falë ish deputetit të PD, Balliu i cili me një kerkim të thjeshtë në “Google”, ka më shumë foto duke u zënë prej fyti me policinë sesa të fjalimeve në Kuvend (Thuajse zero).
Akuzat janë: Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë, prishje e qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Për të gjithë ata që pyesin se përse u arrestua Klevis Balliu, AlpeNews.al ju sjell nëpërmjet fotove shkrepjet e mëngjesit të sotëm.










