Lot, shume dhimbje, por nderim e respekt gjate ceremonise ne Camp Adazi në Letoni, per nder te nëntetares Zarife Hasanaj të rënë dje në krye të detyrës.
Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.
Kjo eshte nje foto nga sherbimi ne Letoni. Ne mes, nentetare Zarife Hasanaj
MInistria e Mbrojtjes njoftoi se paraditen e sotme eshte nisur drejt Letonise Task Forca e ngritur me urgjence nga Ministrja e Mbrojtjes.
Task Forca bashke me autoritetet letoneze do te ndjeke hetimin e plote per ngjarjen e 6 Majit ne Camp Adazi ne Letoni.
Grupi, ne perberje te te cilit ka perfaqesues nga Agjencia e Inteligjences dhe Sigurise se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne ministri do te punoje per rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.













