Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreu i Urbanistikës Jurgen Memisha kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Burime bëjnë me dije se Memisha shpërdoroi detyrën në ndërtimin e dy pallateve. Ai është prangosur mbrëmjen e sotme me urdhër të prokurorisë, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh, titujve të pronësisë dhe tjetërsim të pronave.
Besnik Fuçia ishte edhe kandidat për deputet në listën e Tiranë më 2017.
Përgatiti: AlpeNews.al




