Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku për pasojë janë plagosur tre persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të kthesa pranë Liqenit të Viroit. Makina tip ‘Renault’ me targa ‘AA 129 VI’ me të cilën po udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje ddhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


