• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
”KANË DASHUR TË MË JAPIN NË MESAZH”/ Kreu i PS-së në Elbasan flet pasi i dogjën mjetin
Home
Breaking News

”KANË DASHUR TË MË JAPIN NË MESAZH”/ Kreu i PS-së në Elbasan flet pasi i dogjën mjetin

6 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një makinë tip Ford është përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen“5 Maj”, ndërsa sipas burimeve nga automjetit i është vënë zjarri, teksa ishte i parkuar në oborrin e banesës.

Burime bëjnë me dije se makina i përket kryetarit të PS-së Elbasan, Xhevahir Budani. Ai aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Beratit.

I kontaktuar nga Fax News Budani bën me dije se ngjarja e ka kapur në befasi. Ai pretendon se nuk ka konflikte që mund të kishin çuar deri në këtë pikë, por nuk përjashton mundësinë se ka ndodhur për shkak të detyrës.

Faktin që djegija e mjetit është kryer vetëm pak kohe pasi ai dhe familja e tij ishin kthyer pas festimeve të datëlindjes së tij të 48 e ben edhe më të çuditshme dhe dyshuese. Ai pretendon se është synuar ti përcohet një mesazh, por pa e ditur specifikisht çfarë.

Xhevahir Budani njihet në Elbasan si një njeri i qetë dhe aspak problematik. Rreth 1 vit më parë iu besua kryesia e PS dhe më pas e kryesimit të Operatorit të Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor për Qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga policia e Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BULQIZË/ Shkon në 100 NUMRI i të helmuarve (FOTO)
Previous article FITOI ZGJEDHJET/ Flet Pendarovski: Do jem president i të gjithëve

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT