• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUVEND/ Votim të fshehtë për Tahirin
Home
Shqipëri

KUVEND/ Votim të fshehtë për Tahirin

25 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Politikë, Shqipëri

Deputetët e Parlamenti Shqiptar do të vendosin sot me votim të fshehtë për rrëzimin apo miratimin e kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas dyshimeve për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Votimi do të jetë një test për unitetin e shumicës në pushtet, përballë presionit të opozitës së bashkuar PD-LSI, prokurorisë dhe disa faktorëve ndërkombëtar, për lejimin e arrestimit të Saimir Tahirit, me ato prova që ka paraqitur organi i akuzës.

Por, nga ana tjetër, votimi do të jetë test edhe për Partinë Demokratike dhe LSI. PD i rrodhën votat gjatë votimit për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar, ndërsa LSI nuk mori pjesë në votim, për të shmangur rrjedhjen e votave. Rreziku i rrjedhjes së votave nga të dy krahët politikë favorizohet nga mënyra e votimit të kërkesës së prokurorisë. Pika 4 e nenit 118 të Rregullores së Kuvendit parashikon që Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për arrestimin dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Në raste të tilla, deputetët jo gjithmonë kanë zbatuar vendimet e grupeve parlamentare përkatëse. Në rastin konkret, mund të ketë deputetë në radhët e Partisë Socialiste që mund të votojnë por arrestimit të Tahirit, por nga ana tjetër deputetë të PD-LSI mund të votojnë kundër kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, para publikimit të raportit të përbashkët paralel, deklaruar votën pro arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Që pas kërkesës së prokurorisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, është shfaqur dy herë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bashkimi i PD dhe LSI në një front opozitar është mbështetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Procedura
Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti do të jetë nesër si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare. Fillimisht do të paraqiten dy raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njëri i PS që rrëzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, dhe tjetrit i PD-LSI që mbështet kërkesën e prokurorisë. Më tej, në seancën e sotme, fjala do t’i jepet deputetit Saimir Tahiri për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Rregullorja e Kuvendit parashikon që raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Megjithatë, seanca pritet të jetë e ngarkuar me tension dhe nervozizëm, ku nuk përjashtohen përplasjet mes palëve dhe interpretimet mbi Rregulloren e Kuvendit.

Arrestimi në flagrancë
Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen. Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyrton nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mali i Zi zhvendos kufirin në drejtim të Kosovës
Previous article Rritje rekorde e çmimit të telefonave të mençur sipas analistëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT