Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë një postim të pazakontë në rrjetet sociale.
Duke ironizuar analistë e gazetarë të konsideruar si me prirje të majta, Balliu ironizon me vdekjen e analistit Andrea Stefani, të cilin e akuzonin si anti-berishian.
Por duket se menjëherë pas lumit te komenteve negative, Balliu e ka fshirë postimin, ose është ndjere i detyruar ta bëjë.
Shumë prej komenteve e ofendonin rëndë duke i thënë se ishte turp që të tallej me gazetarin që nuk jeton më, apo dhe ti uronte vdekjen të tjerëve të permendur në video. /AlpeNews.al



