• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLERËSIM PËR VLERAT PATRIOTIKE/ Bashkia e Tiranës nderon Organizatën e Dëshmorëve të LANÇ
Home
Sociale

VLERËSIM PËR VLERAT PATRIOTIKE/ Bashkia e Tiranës nderon Organizatën e Dëshmorëve të LANÇ

5 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës ka nderuar sot sakrificën e bërë nga gjithë ata të rinj dhe të reja që në momentet më të vështira dhe kritike për të ardhmen e vendit tonë u ngritën dhe luftuan kundër pushtuesit nazifashist. Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve që këtë vit shënon edhe 75 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot titullin e nderit “Simbol i qytetit të Tiranës” Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut – Dega Tiranë. Në fjalën e tij ai vlerësoi rolin që ka luajtur kjo organizatë në promovimin e vlerave patriotike dhe sakrificave vetëmohuese të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për të patur një Shqipëri të lirë.

“Ashtu siç nderojmë personalitete të huaja të nderojmë edhe të lemë një vend të veçantë, special për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që Tirana dhe Shqipëria të jetë më e mirë. Ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur që të akordojë titullin “Simbol i qytetit të Tiranës” në datën 5 maj 2019, Ditës së Dëshmorëve dhe 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut i jep titullin “Simbol i qytetit të Tiranës” Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të LANÇC-it dhe dëshmorëve të tjerë dega Tiranë, “Për veprimtarinë e saj të vazhdueshme në hulumtimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave patriotike dhe historike të veprave dhe sakrificave vetëmohuese të të rënëve për pavarësinë, lirinë e atdheut dhe mbrojtjen e rendit publik. Veprimtaria e saj e vazhdueshme e ka shndërruar këtë organizatë në simbol të qytetit për vlerat që ajo pasqyron”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës duke ia dorëzuar këtë titull drejtuesve të organizatës.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata që u ngritën në luftë, ndërsa vlerësoi faktin që falë luftës së tyre Tirana u çlirua pa ndërhyrjen dhe ndihmën e forcave të tjera. “Një nga gjërat që më bën të ndihem shumë krenar që shërbej në Bashkinë e Tiranës është se falë kësaj sakrifice të dëshmorëve Tirana është i vetmi kryeqytet në Lindje që është çliruar me forcat e veta, me forcat e qytetarëve të vet, të partizanëve dhe të atyre që ranë dëshmor. I vetmi qytet në Lindje që u çlirua pa ndihmën dhe pa trupat e ushtrisë së kuqe ruse në territorin e vet. Kjo më bën të ndihem shumë krenar që teksa Tirana mbush 100 vjet në faqet më të lavdishme të këtyre 100 viteve është Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ajo që më bën të jem krenar që jam socialist është se është e vetmja parti që pavarësisht tallazeve të tranzicionit ka qenë konsekuente për respektin, dinjitetin dhe afirmimin e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare”, tha Veliaj.

Kryetari i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut (OKDA) – dega Tiranë, Ilir Shkëmbi  falenderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë vlerësim që u bëhet sakrificave të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit dhe familjeve të tyre . 

“Falenderoj Bashkinë Tiranë, falenderoj personalisht Erion Veliaj si kryetar i kësaj bashkie për kujdesin, mirëkuptimin që kemi pasur, bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha drejtimet dhe për punën, vlerësimin që bën për punën e organizatës sonë.  Ky nuk është vlerësim vetëm për mua se unë jam kryetar I kësaj organizate të degës Tiranës por është I të gjithë familjeve të dëshmorëve, sidomos ata të Luftës antifashiste nacional çlirimtare të cilët shkruan faqen më të lavdishme të historisë sonë. Doja të falenderoja të gjithë familjet e dëshmorëve të Tiranës dhe ju që jeni përfaqësues të tyre. I jemi shumë mirënjohës Bashkisë së Tiranës, shokut Erion Veliaj, kryetarit të kësaj bashkie për këtë vlerësim të madh që na bën”, tha, Ilir Shkëmbi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MARROSET" PAS JAMES RODRIGUEZ/ Supermodelja "çmend" fansat me poza "TË NXEHTA" (FOTO)
Previous article HUDDERFIELD-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer synon fitoren pë një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave Aktualitet

MOTI I KEQ/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS NË GREQI/ Arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike Aktualitet

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS NË GREQI/ Arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT