• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BRDO-BRIJUNI”/ Mogherini do tentojë në Tiranë për dialogun Prishtinë-Beograd
Home
Rajon

“BRDO-BRIJUNI”/ Mogherini do tentojë në Tiranë për dialogun Prishtinë-Beograd

4 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë, Rajon

Pas Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Tiranë. Bëhet fjalë për procesin e “Brdo-Brijuni”-t, që organizohet këtë vit në kryeqytetin shqiptar në datat 8 dhe 9 maj. Kjo po shihet nga Brukseli edhe si një mundësi tjetër, për t’i dhënë hov dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç tha në Bruksel se, takimi i Berlinit ishte një kontribut, por se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini do të ruajë kontaktet me palët dhe do të marrë pjesë në takimin e Tiranës, ku do të përpiqet të ulë në një tryezë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin.

“Mogherini është e gatshme të organizojë një takim të ri në kuadër të kornizës së dialogut, por Kosova duhet të pezullojë taksën mbi mallrat serbe, në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë shpejt”, tha Koçijançiç.

Samiti i Berlinit u mbajt të hënën e 20 prillit, me nismën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Federica Mogherini ishte e pranishme në samit dhe zhvilloi një seri takimesh dypalëshe me krerët e rajonit po ashtu. I gjithë samiti kishte në epiqendër pikërisht çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se nuk pati konkluzione dhe rezultate të qarta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PRANON/ Grida Duma: Opozita po rrezikon shumë. Ne kemi...
Previous article I DINIT? Këto janë shenjat që tregojnë se martesa juaj po shkon drejt divorcit

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT