Merr fund pritja dhe dilema e madhe për “formacionin” e ekipit me të cilën socialistët, do të zbresin në fushën e lojës elektorale të 30 qershorit. Emrat do të zyrtarizohen nga njëra prej strukturave qendrore të kësaj partie.
Të mërkuren me 8 maj, ora 18.00 në selinë qendrore në Tiranë, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS.
Në bashkepunim me 12 të deleguarit e kësaj partie në 12 qarqet e vendit, pritet që të shoshiten një e nga një te gjitha kandidaturat e propozuara nga strukturat e kësaj partie në bazë për të nxjerrë në fund të mbledhjes, edhe listën finale prej 61 kandidatësh për kryetar në të gjitha Bashkitë e Shqiperisë.
Bashkë me to, do të zyrtarizohen edhe kandidaturat për këshilltar për çdo bashki. Një pjesë e kandidaturave tashmë janë zyrtarizuar nga Kryetari i PS Edi Rama gjatë turit të tij nëpër Shqipëri, “Bashkitë që duam”. Pjesa tjeter që ende nuk e ka marr konfirmimin final, do e mësojnë këtë, të mërkuren në mbremje.
Dy ditë pas kesaj PS do të mbledhi edhe Asamblenë e saj Kombëtare ku do të formalizojë te gjithe ekipin e garës së 30 qershorit dhe do të ndezi makinën e saj elektorale për fushatën zgjedhore.
/AlpeNews.al