Një vajzë është vetëhelmuar pas refuzimit të të dashurit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë, njofton Balkanweb.
Alma Gj.ka shkuar në shtëpinë e të dashurit, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke mos i dhënë më asnjë shpresë. Në kushtet e dëshpërimit, Alma Gj. është vetëhelmuar.
Sipas Balkanweb, pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qeqit për tu drejtuar në shtëpinë së saj, aty ku nuk mundi të mbërrinte e gjallë.


