Perkujtohet sot me nje cermoni te posacme, ish deputeti i ndjere i PS-se, Fatmir Xhindi, vrare 10 vjet me pare teksa ishte ne oborrin e baneses se tij.
Në ceremoninë përkujtimore kanë qenë të pranishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, deputetë të maxhorancës e përfaqësues lokalë.
Nga kjo ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit.
“Ne nuk e kemi harruar detyrën që ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit. Jemi të keqardhur që institucionet e asaj kohe nuk reaguan për ta zbardhur çështjen. I bashkohem thirrjes së Andiel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do të zbardhë këtë çështje dhe kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e duhur”, deklaroi Balla.
Nderkohe qe djali i tij, Anduel Xhindi, aktualisht deputet i PS-së, ka bere apel per zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autoreve.
Ne fjalen e mbajtur ne kete ceremoni, ai ka theksuar se ““U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”.
Nga ana e saj, nje apel ka bere edhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, per vendosjen ne vend te drejtesise.



