Vijojnë rrjedhjet nga Partia Demokratike per pranimin e mandatit si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, pas djegies se mandateve nga opozita.
Sot, të tjerë kandidatë demokratë në lista kanë derguar në KQZ formularët. Sipas mediave, ata janë tre: Krenar Rryçi PD Durrës, Kostaq Papa PD Tiranë, Ares Ypi PD Tiranë.
I pyetur nga AlpeNews.al, Ares Ypi sqaron se formularin e ka dërguar gabimisht.
“E konsiderova si detyrim ligjor meqë erdhi thirrja por e kam derguar gabimisht. Unë e kam refuzuar”.
Mëposhtë edhe postimi i bërë nga Ypi mbi refuzimin e mandatit.



