Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë te akuzuar si pjesë e bandës së tij.
Seanca e planifikuar sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda nuk eshte zhvilluar dhe shkak për këtë është bërë mosformimi i trupit gjykues.
Kujtojme se nje seance me pare, mbrojtja e Shullazit dhe Zelës kanë bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares dhe gjatë ditës së sotme kërkesa është pranuar.
Pas kesaj, mesohet se Gjykata Apelit për Krime të Rënda do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues.



