Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në Tiranë është raportuar edhe në Gjermani.
Televizioni RTL i ka kushtuar një kronikë aksidentit të makinës, që u nda në dysh pas përplasjes me një kamion të ndaluar në rrugë.
Në kronikën e realizuar, televizioni RTL citon:
Në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, ka ndodhur një aksident i rëndë. Aq i fortë ishte aksidenti, sa makina u nda në dy pjesë. Por nuk do e besoni: shoferi mbijetoi. Ai rrëshqiti poshtë një kamioni. Nga makina e tij Volkswagen nuk ka mbetur shumë”
Lidhur me gjendjen e drejtuesit të mjetit, thuhet:
Shoferi duket se ka pasur një engjëll mbrojtës. Ai shpëtoi vetëm me një plagë në fytyrë, që iu shkaktua nga airbag-u. Makina e tij është tashmë një grumbull teneqesh”




