• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMI KONTRADIKTORE PËR GRABITJEN NË RINAS/ Kërkohet ndalimi i 5 punonjësve të ICTS dhe bankave
Home
Breaking News

DËSHMI KONTRADIKTORE PËR GRABITJEN NË RINAS/ Kërkohet ndalimi i 5 punonjësve të ICTS dhe bankave

2 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Kur kanë kaluar pothuajse një muaj nga grabitja e Rinasit, Krimet e Rënda kanë kërkuar ndalimin e 5 personave, pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport)  dhe bankave. Urdhri i ndalimit për këta pesë punonjës është bërë pasi mbi ta rëndon akuza për shpërdorim detyre.

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se 5 punonjësit kanë dhënë dëshmi kontradiktore, ç’ka ka bërë shtuar dyshimet e hetuesve se kanë ndihmuar Admir Muratajn me shokë, me informacione mbi transportin e parave dhe lëvizjen e punonjësve të sigurisë në Aeroport.

Një ditë më parë, Report Tv zbardhi bisedat telefonike të  grabitësve që hynë me një person të gjashtë, i cili qëndronte në parkingun e Aeroportit dhe orientonte grabitësit për lëvizjet brenda pistës, por edhe jashtë. “Po lëviz Policia”, ka qenë telefonata e koordinatorit drejt grupit që po kryente grabitjen e 5.7 milion eurove në pistë, ndërsa nga analizimi i qelizave telefonike rezultoi se kjo telefonatë nga numri i personit në kërkim drejt telefonit të grupit, është fiksuar nga antenat që ndodhen pranë aeroportit çka ka bindur hetuesit se ai ka ndjekur dhe koordinuar veprimet.

Deri më tani janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, i cili ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin. Në pranga kanë rënë Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Oltjan Veseli, Saimri Cela, Renaldo Sula dhe Elton Pikli. Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY MUAJ PAS DITËLINDJES/ Jennifer Aniston merr dhuratën më të bukur nga Brad Pitt
Previous article PAKETA/ Veliaj: 3 % të apartamenteve të reja do të jepen për strehimin social

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT