Mengjesin e së premtes një ngjarje tragjike është shënuar në Oberglatt të Zyrihut në Zvicër, ku një 17-vjeçar është gjetur i vdekur në shinat e trenit të këtij qyteti. Viktima u identifikua si Rinor Bunjaku i cili ishte me orihjinë nga Gjilani i Kosovës dhe jetonte prej kohësh në Rümlangu i Cyrihut.
Sipas familjes Bunjaku, tregojnë se ende nuk i dinë rrethanat e vdekjes së 17-vjeçarit por vetëm dinë se ai është goditur nga treni dhe më pas ka humbur jetën në vend. Ndërkohë babai i tij ka shkruar disa statuse që kanë prekur zemrat e qindra njerëzve në Facebook.
“Ti po flen e un hala po pres qe ti me u qu, po tthirii amo ti spo qohesh, lem un te vdes e ti qu, pi foli shpirtit tond pi foli. Kom pa nfilma tu shku nusja te vorri e burrit, kom pa edhe djali tu kajt mbi vorr te dashures amo nuk ish e njejt si me shku te vorri i djalit e me shkri krejt lot mbi trupin e tij… U prefsh ne paqe Djali jem drita jem RINOR.” shkruan Fatmir Bunjaku.
Babai i viktimës, bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.