• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë, apo si është një marrëdhënie e shëndetshme?
Home
Gossip

Çfarë, apo si është një marrëdhënie e shëndetshme?

16 December, 2017 g.autor Gossip, Lifestyle

Nëse ideja te për një marrëdhënie të shëndetshme bazohet në filmat romantik të Hollywoodit, nuk je vetëm. Me thënë të drejtën sa më shumë rritem aq më shumë kuptoj që njerëzit pranë vetes mendojnë që marrëdhëniet që shohin në filma, seriale, rrjete sociale janë ideale. Kultura pop nga ana tjetër i bën gjërat akoma më shumë lëmsh duke promovuar romanticizëm të tepërt, sjellje posesive dhe duke e bërë akoma më të vështirë gjetjen e kufirit midis asaj që është toksike dhe normale.

Personalisht mendoj që kur vjen puna te marrëdhëniet ka disa elementë të cilët në mënyrë të menjëhershme e bëjne dallimin midis të mirës dhe të keqes. Kjo sepse unë i kam provuar të dyja.

Tempo e njëjtë

Një një marrëdhënie të shëndetshme, të dy partnerët vendosin tempon, kohën, shpejtësine e marrëdhënies, bashkë. Kjo sepse njerëzit e balancuar e vendosin bashkë balancën duke pasur një respekt të madh për nevojat dhe ndjenjat e tjetrit. Nga ana tjetër në një marrëdhënie toksike, një nga partnerët lëviz me shpejtësi më të madhe se tjetri, duke e bërë marrëdhënien shumë intense. Këto janë ato lloj marrëdhëniesh ku çdo gjë ndodh shumë shpejt, me deklarata apo dhurata të mëdha dhe të tepërta.

Besimi

Në një marrëdhënie të shëndetshme, ti dhe partneri yt do t’i besoni njëri-tjetrit totalisht. Të kesh besim te partneri do të thotë që të kesh mundësinë të mbështetesh tek ai, të kesh besim në besnikërine e tij dhe të ndihesh mirë fizikisht dhe emocionalisht kur je me të. Në një marrëdhënie toksike partneri të kërkon disa gjëra si për shembull, të di saktësisht ku je ose se me kë po shkruhesh. Nëse partneri yt po përdor eksperiencat e kaluara për të të kërkuar llogari ose si një mënyrë kontrolli, kjo marrëdhënie nuk është e duhura për ty.

Komunikim i hapur dhe i sinqertë

Marrëdhëniet e susksesshme lejojnë komunikim të hapur dhe të sinqertë midis partnerëve. Ndoshta nga një anë duket shumë cliché kur mendon që të gjithë thonë që “komunikimi është çelësi i suksesit”. Por ka një arsye pse është bërë cliché. Sepse është e vërtetë! Komunikimi është mënyra më e mirë dhe e vetme për të zgjidhur problemet. Ndërsa, nëse e sheh që me partnerin nuk bisedon dot për çdo gjë, atëherë kjo është shënja më e mirë për të kuptuar që je në një marrëdhënie toksike. Nëse partneri yt kërkon që të jesh ngjitur me telefonin, nëse partneri nuk të përgjigjet në telefon, nëse partneri yt ekzagjeron me reagime dhe për biseda të thjeshta, kjo marrëdhënie nuk është për ty.

Kufijtë

Në një marrëdhenie të shëndetshme, partneri yt do të respektojë kufijtë . Është e rëndësishme të gjejmë balancën midis kohës që i dedikojmë partnerit dhe kohës që i dedikojmë të tjerëve. Në marrëdhëniet e shëndetshme partnerët respektojnë njërëzit e dashur të tjetrit dhe suportojnë pasione, interesa apo projekte të ndryshme. Në një marrëdhënie toksike partneri do të të largojë nga të tjerët. Një partner abuziv do përdorë izolimin si një taktikë për të ndarë tjetrin nga lidhja me familjen e miqtë

Respekti

Marrëdhëniet e suksseshme janë të ndërtuara mbi respektin. Nëse partneri yt të dhunon dhe kritikon duke të bërë të ndihesh i/e parëndësishëm atëherë je në një marrëdhënie abuzive. ”Askush nuk do të dojë sa të dua unë” ose “ai ushqimi do të të shëndoshë”. Kritika është një shenjë e madhe, tregon që marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Të gjithë meritojmë të jetojmë një marrëdhenie të shëndetshme dhe nuk ka asnjëherë asnjë justifikim për dhunën.

Komuniko me partnerin dhe flit me zë të qartë nëse diçka nuk të pëlqen. Nëse diskutimi përfundon me largimin tënd, është më mirë kështu, je më mirë vetëm se sa me dikë që nuk të trajton me dashurinë dhe respektin që meriton./ tabu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shtatzania – koha e ndryshimeve të mëdha fizike dhe emocionale
Previous article Dashuria e vërtetë? Pa dështime nuk arrihet!

g.autor

Postime të ngjashme

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT