Lideri opozitar Juan Guaido iu bëri thirrje mbështetësve të tij që sërish të tubohen në rrugë, deri në rrëzimin e qeverisë së Maduros.
Dje ai delaroi se ka nisur “fazën finale” të planit të tij për ta larguar nga zyra presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro duke pretenduar se ka mbështetje nga “ushtarë trima”.
“Momenti është tani”, ka thënë ai, teksa në video paraqitet me disa ushtarë të armatosur në prapavijë.
Por, në një debat televiziv, Maduro i përshkroi mbështetësit e Guaidos si një “grup i vogël”, plani i të cilëve ka dështuar, si dhe akuzoi udhëheqësin e opozitës Juan Guaido dhe mentorin e tij politik Leopoldo López për të nxitur një konfrontim të armatosur që mund të përdoret si pretekst për një ndërhyrje ushtarake të huaj,raporton The Guardian.
Duke u ulur pranë komandantëve ushtarak, Maduro u zotua se do të ishte fitimtar përballë asaj që ai e quajti një përpjekje grusht shteti të mbështetur nga imperializmi amerikan. Ai tha gjithashtu se ngjarjet e së martës “nuk do të mbeten të pandëshkuara”.
























