Tenton të vrasë me thikë një shtetas, por arrestohet në flagrancë nga policia. Ngjarja ka ndodhur ne Fier dhe sipas policisë ne pranga eshte vene shtetasi G.K, 66 vjeç, banues në Fier.
Sipas policise, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës(thikë), shtetasin N.K, 57 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin
G.K, 66 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës(thikë), shtetasin N.K, 57 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.


