• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUSHTI I SHTETIT NË VENEZUELË/ Guaido deklaron se ka nisur “fazën finale” kundër Maduros
Home
Nderkombetare

GRUSHTI I SHTETIT NË VENEZUELË/ Guaido deklaron se ka nisur “fazën finale” kundër Maduros

1 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Lideri opozitar i Venezuelës, Juan Guaido ka thënë se ka nisur “fazën finale” të planit të tij për ta larguar nga zyra presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro duke pretenduar se ka mbështetje nga “ushtarë trima”.

Zyrtarët e qeverisë së Maduros kanë dënuar hapat e Guaidos më 30 prill, duke i cilësuar si tentime për grushtet, derisa agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se është hedhur gaz lotsjellës kundër Guaidos dhe dhjetëra burrave me uniforma policore jashtë bazës ajrore në Karakas.

Ministri i Informimit, Jorge Rodriguez ka thënë përmes një postimi në Tëitter se Qeveria është duke u përballur me tentime të vogla për puç, të udhëhequra nga “tradhtarë” të mbështetur nga kundërshtarët e krahut të djathtë.

Guaido, që pretendon të ketë presidencën dhe është i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera, është parë në disa xhirime në një bazë ajrore bashkë me ushtarë të armatosur rëndë.

Ai ka thënë se ushtarët që kanë dalë në rrugë janë duke mbrojtur kushtetutën e Venezuelës, një ditë para marshit të planifikuar antiqeveritar.

“Momenti është tani”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete tjera kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shënoi golin e fitores ndaj Totteham, ja çfarë thotë Van de Beek
Previous article PREJ NJË VITI LARG NGA EKRANI/ Çfarë ka ndodhur me Vali Corleonen

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT