Ragip Hajdini, i arrestuari i gjashtë për grabitjen në Rinas, është lënë në burg ditën e sotme. Në seancën gjyqësore, shtetasi kosovar u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe ka mësuar rreth kësaj nëpërmjet mediave. Më tej Hajdini ka kërkuar ballafaqim me Bengasin, që e ka implikuar në këtë histori. “Kam njohje me familjen Murataj. Njoh vëllain e Admirit, Aleksandrin. Kam qenë edhe në varrimin e Admir Muratajt në Tropojë. Për asnjë moment nuk kam pasur për qëllim të largohem nga Shqipëria.


