• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË MEMALIAJ/ Në banesën e ÇIFTIT gjenden fishekë (VIDEO)
Home
Breaking News

VRASJA NË MEMALIAJ/ Në banesën e ÇIFTIT gjenden fishekë (VIDEO)

30 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grua është vrarë në fshatin Vagalat të Memaliajt, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes. Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se në orët e para të ditës së sotme ka qenë burri që ka lajmëruar fqinjët dhe të afërmit e tij për ngjarjen. Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë për Report Tv se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak, pasi ishte goditur me sende të forta në kokë, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë vrarë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa i dyshuari i parë është burri i saj, Skënder Hoxha. Bashkëshorti është shoqëruar nga policia ku po pyetet nga grupi hetimor. Report Tv sjell pamjet nga banesa, ndërsa në një cep të saj të fshehur janë gjetur edhe disa fishekë.

Report Tv mëson se çifti kishte disa ditë që ishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin. Nuk dihet shkaku i kthimit të tyre në fshat dhe nëse kanë pasur grindje mes tyre. Policia po heton nëse është burri personi që e ka goditur dhe dhunuar apo dikush tjetër. Çifti ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga krimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e çiftit Hoxha në fshatin  Vagalat të Memaliajt janë gjetur disa fishekë të fshehur në një cep të banesës. Skënder Hoxha është shoqëruar nga policia pas ngjarjes, pasi është i dyshuari kryesor se mund të jetë ai që mund të ketë vrarë gruan.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MANCHESTER UNITED KA PASUR GJITHNJË LOJTARË"/ Paul Scholes nuk bind: Pogba duhet të tregohet më i...
Previous article SURPRIZË/ Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT/ Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg, zbulohen identitetet Aktualitet

AKUZAT/ Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg, zbulohen identitetet

“PËR AUTOKTONIN…”/ Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë Aktualitet

“PËR AUTOKTONIN…”/ Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh Aktualitet

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT