Identifikohen dy autoret e vrasjes se kusherinjve ne Lac. Ne kerkim jane shpallur dy persona, te identifikuar si Markel Gjonbushi dhe Vincenc Pali (Bushi), raporton ‘News 24″.
Skena e vrasjes së dy të rinjve, Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç. kusherinj mes tyre, ka qenë e ngjashme me ato të filmave.
Gjithçka ka nisur nga një debat në lokal, ndërsa pas tensionimit të situatës, Mikel dhe Jani Jushi janë ndjekur nga pas nga autori.
Dy djemtë e xhaxhallarëve janë përpjekur që të fshihen në një rrugicë, por autori i ka arritur dhe i ka qëlluar disa herë. Gjate nates jane shoqeruar mbi 10 persona e jane marre ne pyetje.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në një prej lokaleve të njohur si “Piaza”. Viktimat janë Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç.
Dy të rinjtë, djem xhaxhallarësh, janë qëlluar nga persona të paidentifikuar. Mikel Jushi mësohet se është pronar i një lokali, ndërsa 30- vjeçari tjetër që mbeti viktimë është djali i xhaxhait të tij. Të dy këta persona, pak pas ngjarjes u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë.
Por, ende pa mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, ata kanë ndërruar jetë për shkak të plumbave që morën në atentat.
Hetimet
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti mes viktimave dhe autorëve ka nisur brenda në lokal, për shkaqe që ende nuk dihen. Pas konfliktit dy viktimat janë përpjekur që të largohen, sepse kanë parë që një prej personave me të cilët janë konfliktuar, ka nxjerrë armën.
Autori i ka ndjekur nga pas dhe pavarësisht se janë përpjekur që të fshihen në një rrugicë, nuk kanë arritur t’u shpëtojnë plumbave të pistoletës.
35-vjeçari Mikel Jushi mësohet se është pronar i një lokali në qendër të Laçit, ndërsa viktima tjetër është djali i xhaxhait të tij. Ata u dërguan në gjendje të rëndë drejt Tiranës, por mbërritën pa jetë në spital.


