Policia ka bërë të ditura të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku disa persona janë përplasur me armë në qendër të qytetit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në lagjen nr.1, afër një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, me inicialet M.J dhe J.J..
Sipas policisë, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa janë dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.
Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.
Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.
Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.


