• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MATURA/ Dalin datat e provimeve të vjeshtës, nga muaji gusht deri më…
Home
Sociale

MATURA/ Dalin datat e provimeve të vjeshtës, nga muaji gusht deri më…

28 April, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Në këtë provim nuk do të futen jo vetëm maturantët që rezultojnë ngelës, por edhe maturantët e vjetër që duan të konkurrojnë për në universitet si dhe ata që vijnë nga jashtë vendit. Për ta, është përcaktuar nja fashë kohore që nis në fund të muajit gusht deri më 6 shtator.Përveç datave, asgjë nuk ndryshon për të rinjtë, qoftë për nga struktura dhe kohëzgjatja, si dhe monitorimi i provimeve. Tezat do të hartohen nga ekspertët e Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe do të korrigjohen po nga ata. Risia e këtij viti është vlerësimi elektronik, i cili do të im plementohet për të parin vit dhe vetëm për pjesën e parë të tezës, pyetjeve me alternativa.Pyetjet me shtjellim dhe esetë, që kërkojnë sy të mprehtë, do të vijojnë të kalojnë në dy duar korrigjuesësh.

PROVIMET

Ndryshe nga Maturat e viteve të shkuara, janë katër provime gjithsej, që do të japë ky brez e në vazhdim. Përveç tri provimeve me detyrim, do të jetë vetëm një lëndë fakultative që maturantët e kanë caktuar në formularin A1/A1Z. Në sesionin e dytë do të ketë çdo tri ditë provime. Ato nisin me Gjuhën e huaj më 27 gusht, e cila ndiqet nga Gjuha shqipe e Letërsia në datën 30, Matematika në 3 shtator dhe tri ditë më vonë provimi i vetëm me zgjedhje.Në këtë sesion provimesh do të marrin pjesë, përveç maturantëve mbetës në një ose më shumë provime përgjatë sezonit të parë, maturantët e vjetër që kanë përfunduar shkollën e mesme, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore; ata që kanë mbetur në një ose dy lëndë vjet dhe i shlyejnë provimet shkollore para se të futen në sezon; si dhe maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, pasi të kenë njehsuar diplomën pranë QSHA-së.Kategoritë e lartpërmendura duhet të kenë aplikuar më parë me formularin A1/A1Z, ku caktojnë gjuhën e huaj që duan të japin provim si dhe lëndën me zgjedhje (nëse s’e kanë dhënë ende). Për të gjitha këto, nga shpallja e datave, mjediset dhe orën e provimit, duhet të kujdesen Drejtoritë Arsimore Vendore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA VEZËT E KUQE TEK.../ Ja urimet speciale dhe si i festuan VIP-at Pashkët (FOTO)
Previous article MANCHESTER UNITED-CHELSEA/ Mata zhbllokon sfidën për "Djajtë e Kuq", ja goli (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë Aktualitet

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT