Një 30-vjeçar është arrestuar nga polica italiane mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet për shpërndarje droge.
Sipas mediave italiane, ka qenë një kontroll rutinë i policisë ai që vuri në pranga 30-vjeçarin.
Atij iu gjetën në makinë 16 gramë hashash, të ndara në doza dhe gati për t’u shitur, 1.6 marijuanë dhe 400 euro.
Pas kësaj, policia ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku u gjetën materiale paketimi për lëndën narkotike.


