• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
12 portat e ferrit dhe gjykimi i Osiris sipas egjiptianëve të lashtë: Kush kalonte Duatin shkonte në parajsë
Home
Jetë

12 portat e ferrit dhe gjykimi i Osiris sipas egjiptianëve të lashtë: Kush kalonte Duatin shkonte në parajsë

16 December, 2017 k.autor Jetë

Për egjiptianët e lashtë, vdekja nënkuptonte shumë më tepër se vetëm mumie dhe piramida. Egjiptianët kishin një vizion të tmerrshëm për atë që i priste pas vdekjes. Shpirtrat e egjiptianëve të vdekur jo vetëm që shkonin drejt përjetësisë, por ata sipas tyre duhet të luftonin për përjetësinë. Pas vdekjes, Egjiptianët duhej të luftonin në rrugën e tyre nëpër 12 vendet e ferrit. Ata duhej të kalonin nëpër unaza zjarri dhe të fshiheshin nga gjarpërinjtë dhe krokodilat që do përpiqeshin ti gllabëronin shpirtrat e tyre. Një udhëtim brutal, i tmerrshëm, por kur i lexojmë sot duken shumë më emocionuese sesa ato që na kanë treguar profesorët e historisë.

Ashtu si shumica e feve, besimi egjiptian premtonte parajsën e përjetshme. Parajsën e quanin Aaru, fushat me bimë të pafundme. Megjithatë të shkosh deri në Aaru nuk është shumë e lehtë. Sipas egjiptianëve, duhet të luftoni përgjatë rrugës që ata e quajtën Duat: ose 12 tokat e xhehennemit. Duat ishte nëntoka që ata besonin se i ndante nga qielli . Një botë masive, mistike me pyje që digjen, liqene zjarri dhe mure prej hekuri. Egjiptianët  kishin harta të Duatit, duke e treguar atë si një tokë të ndarë në dy shtigje nga një liqen flakësh që digjte shpirtrat e të dënuarve. Megjithatë, kërcënimet më të mëdha ishin krijesat që jetonin atje. Vend i mbushur me perëndi, demonë dhe mostra, shumica e të cilave asgjësonin shpirtin e përjetshëm ndaj kujtdo që u përpoq të kalonte nëpër domenet e tyre. Ndërsa të vdekurit udhëtonin përmes Duatit, ata ndiqen nga gjarpërinjtë dhe krokodilat që përpiqen të gllabërojnë shpirtrat e tyre.

Kishte arsye pse egjiptianët i bënin mumie të vdekurit. Ata besonin se shpirtrat e të vdekurve kishin nevojë për trupat e tyre ndërsa luftonin në rrugën përmes Duatit. Prishja e trupit ishte thjesht çështje kohe. Shpirti sipas tyre u ndante në dy pjesë: personaliteti, të cilin e quajtën Ba dhe thelbi jetik, të cilin e quajtën Ka.  Ka ishte thelbi i tyre jetësor pasi me atë luftohej për parajsën. Nëse kalonte, të dy pjesët e shpirtit do të ribashkoheshin dhe njeriu do jetonte përgjithmonë. E ndërsa Ba do kalonte ditën duke fluturuar nëpër botë. Ndërsa natën, i duhej të kthehej në trup për të ringjallur energjinë. Nëse trupi bëhej skelet me kalimin e kohës, Ba do të dilte lehtë derisa energjia të mbaronte. Faraonët blinin kohë duke u bërë mumie, duke siguruar që shpirtrat e tyre gjithmonë do ishin në gjendje të njihnin organet e veta. Ndërsa kjo nuk fuksiononte për të vrarfrit. Shpresa e tyre më e mirë ishte që të varroseshin në një varr të cekët në shkretëtirë, ku ajri i thatë do ngadalësonte kalbjen e trupave të tyre dhe shpirti do nxitonte të kalonte nëpër 12 vendet e Duatit sa më shpejt të mundnin.

Edhe pas vdekjes, një shpirt egjiptian kishte nevojë për të ngrënë. Ata duhej të merrnin ushqim për udhëtimet e tyre nëpërmjet Duatit. Pasi trupi i të vdekurve bëhej mumie, priftërinjtë egjiptianë filluan një ritual të quajtur Hapja e Gojës dhe Sytë. Kjo për shkak që njeriu të merrte frymë, të hante dhe të shihte. Për ta ushqyer, ata ndërtonin një statujë në ngjashmërinë e të vdekurit. Ishte më shumë sesa thjesht një rit; ishte një çështje jete dhe vdekje e përjetshme. Nëse nuk bëhej, nuk kishte shanse që i vdekuri të kalonte 12 portat e ferrit.

Shpirti ende kishte nevojë për të gjetur rrugën e tij në botën e jashtme. Në kulturën e hershme egjiptiane, piramidat ndoshta u ndërtuan për të transportuar shpirtin në hapësirë. Egjiptianët besonin se vendi i vogël, i errët, rreth të cilit yjet dukeshin, ishte porta e Duatit. Ata ndërtonin boshte që shtriheshin nga piramidat e tyre, të drejtuara drejtpërdrejt në atë hapësirë ​​të vogël. Ky nuk ishte një opsion për njerëzit që nuk ishin faraonë. Egjiptianët ndërtuan vetëm piramidat në ditët e hershme të perandorisë, dhe në atë kohë i vetmi person që i ilejohej një jetë tjetër ishte faraoni.

Faraoni nuk shkonte vetëm në jetën e përtejme. Ai merrte njerëzit me vete. Kjo do të thoshte që shërbëtorët e tij, dhe të gjithë të dashurit futeshin në varrin e faraonit në ditën e vdekjes dhe helmoheshin që të vdisnin. Ndonjëherë, kjo përfshinte edhe kafshët. Në fakt, një faraon u varros me shtatë luanë që e shoqëronin në udhëtimin e tij në jetën e përjetshme. Më ekstremi ishte një faraon me emrin Djer, i cili helmoi 569 njerëz në mënyrë qët’i merrte me vete në botën tjetër.

Nëse një shpirt kalonte Duatin pa u djegur do kishte shansin të gjykohej nëse ishte i denjë për parajsën. Shpirti dilte ballë për ballë me Osirisin, zotin e botës së krimit. Përpara zotit të tyre, egjiptianët do betoheshin se nuk kishin shkelur ligjet hyjnore. Më pas u peshonin zemrat e tyre në pendët e perëndeshës Ma’at. Nëse shpirti ishte i pafajshëm, ai do lejohej të lëvizte mbi Aaru, në fushën e parajsës. Një shërbëtor mund të lejohet të jetojë përjetësisht në një botë me paqe, ndërsa një faraon mund të lejohet të bëhet zot. Por nëse zemra ishte e lehtë, shpirti i të vdekurit do hidhej tek një kafshë të quajtur Ammitt, Devourer. Amitati do t’i torturonte, do t’i hidhte në zjarr dhe do i linte shpirtrat e tyre në harresë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Selena Gomez shpërthen: Unë dua të shoh zemrat tuaja dhe jo trupat tuaj në Instagram
Previous article Kush e di se çfarë na terheq drejt puthjes?

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT